Të afërm, miq dhe bashkëqytetarë u mblodhën në sallën North Central University në Mineapolis, në nisje të ceremonive për përcjelljen për në banesën e fundit të 46-vjeçarit afro-amerikan George Floyd, i cili u vra nga policia amerikane në fillim të kësaj jave. Është një nga tre ceremonitë e mëdha që krahas Mineapolisit do të zhvillohen më pas në Karolinën e Veriut dhe do të përfundojnë me varrimin të martën e ardhshme në Teksas, zona në të cilat ai ka jetuar.
Ceremonitë nisin teksa Shtetet e Bashkuara janë mes flakëve të protestave anti-racizëm dhe plaçkitjeve masive, që i kanë marrë jetën deri më tani 13 personave, ndërsa në pranga janë vënë 9300 të tjerë. Dhuna policore gjatë protestave për pak sa i mori jetën këtij 73-vjeçari në Buffalo.
Ky xhirim po bën xhiron e rrjeteve sociale, ku ai gjakoset teksa bie pasi shtyhet nga një polic me skafandër. I moshuari ndodhet në gjendje të rëndë në spital, teksa polici që e shtyu është pezulluar. Por dhuna policore mesa duket nuk po e ndal dot revoltën, ndaj dhe Presidenti Trump kërcënoi sërish guvernatorët se nëse nuk i binden urdhrit për të marrë masa për ndalimin e tyre, do të urdhërojë vetë ushtrinë të marrë situatën nën kontroll.
Pas reagimeve të shumta nga e gjithë bota, kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje për pajtim mes amerikanëve, ndërsa e quajti racizmin një problem global që është evident edhe në Gjermani.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/